Mia Etcheverria është dënuar sot me tre vjet burg si një nga pesë personat që u kapën në një aeroport me një sasi të madhe kokaine në valixhet e tyre.
Ish-aktorja e filmave për të rritur dhe bashkëshorte futbollisti të njohur u kap me rreth 6 kg teksa tentonte të fluturonte drejt Spanjës nga aeroporti Carrasco në kryeqytetin uruguaian Montevideo.
Grupi i trafikantëve u ndaluan nga policia e Uruguait, sipas tyre pas kontrollit rutinë më 24 qershor. Oficerët kishin gjetur në dy nga valixhet gjashtë pako kokaine me një peshë totale prej 6.5 kilogramë.
Policia kishte marrë veçmas grupin e katër burrave 26, 27, 36, e 35-vjeçarë. 27 vjeçarja Etcheverria fillimisht kishte mohuar të dinte gjë për trafikimin e drogës, por më vonë pranoi fajin pas një marrëveshjeje me hetuesit për uljen e dënimit.
Policia zbuloi mesazhet e grupit në rrjetin Telegram ku këshillonin njëri-tjetrin sesi të evitonin zbuluimin.
Vajza u thoshte kolegëve trafikantë: “Mendësia juaj do të përcaktojë si do të shkojë udhëtimi, dëgjoni muzikë dhe bëni foto”, këshillonte Etcheverria duke shtuar më tej: “Deri sa të arrini në destiancionin tuaj duhet të silleni si turistë.”
Emri i vërtetë i bukuroshes është Camila Navarro dhe ka qenë një nga aktoret më të njohura i stacionit për të rritur Divas TV në Uruguai.
Ajo ka dy vajza me futbollistin e kombëtares së Uruguajit Richard ‘Chengue’ Morales, tashmë 48 vjeçar.
Ky i fundit tha se prioriteti tij janë mirëqenia e bijave dhe mbrojtja nga ekspozimi në media.
Top Channel