U vra në mënyrë barbare nga Hamasi gjatë një festivali, trup i pajetë i gjermanes si trofe në një kamion!

08/10/2023 15:30

Një artiste tatuazhesh 30-vjeç, nga Gjermania ka humbur jetën në Izrael nga terroristët e Hamasit.

Shani Louk kishte shkuar për të ndjekur një festival muzikor, por ajo u rrëmbye, u vra dhe trupi i saj i pajetë u vendos në një kamion si trofe.

Pamjet e trupit të pajetë të Shanit u shfaqën më vonë në rrjete të ndryshme sociale, duke shkaktuar zemërim tek publiku. Terroristët u ulën mbi trupin e saj, e tallnin, madje disa edhe i pështynin. Hamasi pretendonte se ishte trupi i një ushtareje izraelite, por mbrëmë u konfirmua nga kushërira e saj Tomasina Weintraub-Louk, e cila tha për MailOnline se familja i njohu tatuazhet e saj të dallueshme në këmbë dhe flokët e dredhura.

Nëna e Shani Louk, trupi i së cilës u pa në video në pjesën e pasme të një kamioni të drejtuar nga terroristët palestinezë në Gaza, konfirmoi se kishte parë vajzën e saj në video dhe kërkoi ndihmën e publikut për më shumë informacion.

“Nuk kemi dëgjuar asgjë. Shpresojmë për lajme pozitive. Është padyshim Shani. Ai ishte në një festival muzikor paqeje. Ky është një makth për familjen tonë”, tha gruaja.

Festivali muzikor ku Shani po merrte pjesë ishte një nga vendet e para që u sulmua nga grupi terrorist, ku sipas raporteve dhjetëra njerëz u vranë në vend, ndërsa të tjerë u morën peng nga militantët.

Në një video të dytë të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, shihet një grua duke bërtitur “mos më vrit” dhe duke u larguar nga një person i armatosur me motoçikletë. Mail on Sunday mësohet se ajo është Noa Argamani, 25 vjeçe, studente, e cila u rrëmbye në të njëjtin festival, që kishte marrë pjesë me të dashurin e saj.

Esther Borochov, e cila u rrëmbye, tha se ajo mbijetoi duke u shtirur si e vdekur në një makinë pasi shoferi që u përpoq ta ndihmonte të arratisej, u qëllua.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA