SHBA i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dënojë ngjarjet

08/10/2023 22:45

Ambasadori Robert Wood përfaqëson Shtetet e Bashkuara në konsultimet e sotme të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai thotë se pret që të gjithë anëtarët e këshillit të dënojnë ashpër atë që ka ndodhur.

Ai gjithashtu thotë se ka dëgjuar raporte se disa amerikanë mund të jenë marrë peng ose vrarë dhe ka shqetësim për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve amerikanë në rajon.

Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor – gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore.

Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 413 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në konfliktin që vazhdon.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, shprehu më herët “mbështetje të palëkundur” për Izraelin.

Hamasin, SHBA-ja dhe disa vende të tjera perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste.

Blinken tha SHBA-ja “ka gjasa” që të dalë gjatë ditës me ndihmë të re ushtarake për Izraelin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA