Pjesë e “Dancing With The Stars Fanpage” u bë ish-konkurrentja e këtij spektakli Sara Hoxha së bashku me balerinin Luixhino, të cilët vitin e kaluar fituan çmimin e parë.
I pyetur se a do ketë të njëjtën kimi me Atalantën, partnerija e tij në këtë spektakël, Luixhino shprehet se kimia krijohet, por eksperienca e vjetshme me Sarën ishte e para për të dy dhe se nuk do harrohet asnjëherë.
“Kimia krijohet. Eksperienca e parë, ka qenë eksperienca e parës e Sarës dhe e imja dhe nuk harrohet hera e parë, ka qenë shumë energji. Tani jam disi më i qetë deri diku”, shprehet Luixhino.
E pyetur se kë sheh Sara në finale, ajo nuk preferoi të thotë asnjë emër sepse për të është shumë herët.
“Është shumë herët, është rrugë e gjatë, ka ulje ngritje, është shumë herët. Luixhinon dhe Atalantën e shikoj në finale dhe bëj tifo për ta”, shprehet Sara.
Mbrëmjen e së premtes, Luixhino dhe Atalanta morën pikët maksimale nga juria e “Dancing With The Stars”, i pyetur se si u ndje nga ky vlerësim, Juixhino u shpreh se nuk e priste, pasi kishte shumë konkurrentë që kishin më shumë nivel sepse nga spektakli i vitit të kaluar.
“Nuk e prisja këtë gjë, në natën e parë ka pasur një nivel. Është shumë herët për ta përcaktuar, ka ulje ngritje, varet nga përgatitja. Atalanta kishte fat sepse i shkonte shumë tango. Mu bë shumë qejfi që ishte ky rezultat në natën e parë”, u shpreh Luixhino.
Sara ka treguar se kush nga VIP-at mund t’i rivalizojë Luixhinon dhe Atalantën në në këtë garë. Ajo ka përmendur disa emra, të cilët i sheh si konkurrentë potencial.
“Ka disa konkurrentë, e shikoj Fifin si një konkurrente me pontencial, Julianën, arnita, Enxhin, Eni Shehun”, shprehet Sara.
Përsa i përket konkurrentit më të dobët Sara Hoxha shprehet:
“Unë nuk them asnjë gjë mbi këtë temë. E treguan pikët e jurisë që natën e parë, uroj që nata e dytë të ketë shumë ndryshim, sidomos për e Roerdin sepse dua ta shoh më gjatë në këtë rrugëtim”.
Ndërsa konkurrentët më të fortë për Luixhinon janë:
“Unë mendoj që Iliri dhe Lori janë profesionistë dhe i bashkohem opinionin të tyre. Mendoj që ata dhanë pikët siç duhet. Konkurrent i fortë është Juliana , Fifi, Enxhi, Arnita, Eni, edhe Xhoda më ka surprizuar”.
Top Channel