Pamje të rënda kanë ardhur nga Përmeti, ku një shqiponjë është lidhur në një portë, me qëllim për t’u balsamosur e gjallë.

Rasti ndodhi në fshatin Buhal ndërsa njoftimin në polici e bëri S. L.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner, i shkuan në ndihmë shpendit të  keqtrajtuar.

Shqiponja po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA