Të dyja palët kanë shpejtësi, por opinionistët thonë se njëra kishte ‘avantazhin e masës’ kurse tjetra ‘atë të goditjes së vetme’.
Kjo video duket se ishte një nga përballjet e epokave, por një nga të dyja duhet të triumfonte dhe kësaj radhe qëlloi të ishte ‘masa’.
Një riqebull dhe një gjarpër me zile u kapën nga kamerat stacionare në një përballje për vdekje në parkun kombëtar të Arcadia, në Kaliforni që konfirmon dhe një herë kohën e pabesueshme të reagimeve të maceve, veçanërisht atyre të egra.
Goditja e gjarprit me zile prej rreth 4 metra në sekondë shpejtësi, duket se nuk ishte e mjaftueshme për riqebullin që mund t’i shmangej çdo tentative kafshimi, dhe të siguronte fitoren me një kombinim goditjesh të putrës dhe më në fund me kafshimin fatal të shënjestruar posaçërisht prapa kokës së zvarranikut helmues.
Me sa duket kjo nuk është hera e parë e riqebullit që eliminon një gjarpër me zile me siguri dhe nuk do të jetë as e fundit.
Riqebujt nuk janë asgjë më shumë se mace shtëpie të egra, dhe ngjashmëritë mes tyre janë shpesh qesharake.
Ato sigurisht janë më të afta për të gjuajtur se macet e shtëpisë, ndoshta pasi nuk ushqehen përditë nga njerëzit.
Riqebujt hanë çfarëdo mund të vrasim me dhëmbët apo kthetrat e tyre duke përdorur shpejtësinë dhe dinakërinë si avantazh .
Në këtë video riqebulli shihet në ‘majën’ e performancës së tij .
Top Channel