Bullgaria po ndihmon tre persona të plagosur në një shpërthim në një depo karburanti në Nagorno-Karabakh, njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë.
Shpërthimi ndodhi më 25 shtator. Të nesërmen, Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian u kërkoi vendeve anëtare të BE-së të ofrojnë ndihmë, shkruan BTA.
Tre personat e plagosur u transportuan me një avion Spartan të Forcave Ajrore Bullgare me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ekuipazhi përbëhej nga pjesëtarë të shërbimit nga baza ajrore Vrazhdebna pranë Sofjes. Avioni u nis për në Jerevan më 6 tetor. Në bord ndodhej një ekip mjekësor prej gjashtë anëtarësh nga Akademia Mjekësore Ushtarake, i udhëhequr nga kolonel Maria Georgieva.
Në orën 00:35 të datës 7 tetor, ambulancat e reanimacionit i kanë marrë pacientët nga aeroporti i Sofjes dhe i kanë dërguar në spitalin emergjent Pirogov. Tre shtetasit e huaj po marrin kujdes të veçantë mjekësor në Klinikën e Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike në Pirogov.
Top Channel