Sulme nga toka, deti dhe ajri/ Militantët nga Hamasi hynë në Izrael përmes Gazës

07/10/2023 13:02

Militantët nga Hamasi hynë në Izrael nga Gaza nga toka, nga deti dhe nga ajri, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), zëdhënësi i DF, nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë të shtunën.

Hecht tha se luftimet në terren po zhvillohen në vendet: Kalimi Erez, Nahal Oz, Magen, Kibbutz Beeri, Baza e Ushtrisë Rehim, Baza e ushtrisë Ziikim dhe Kfar Azz.

Hecht nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të përsëritura të gazetarëve nëse IDF kishte inteligjencë të avancuar se sulmi po vinte.
Ai shtoi se ushtria do të thërriste mijëra rezervistë.

Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se dhjetëra avionë të saj luftarakë po godasin “një numër” objektivash” në Gaza që i përkasin Hamasit.

Kur u pyet nëse IDF e konsideron veten në luftë, Hecht tha: “Kjo është një gjendje gatishmërie për luftë”.

Top Channel