Foto ilustruese

Policia e Korçës ka kapur në flagrancë një 36 vjeçar që kishte në posedim lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur fillimisht një sasi të vogël të lëndës narkotike kanabis sativa. Ndaj O. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, është ushtruar kontroll edhe në banesën e tij ku iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA