Kolumbia kërkon ndjesë për 19 civilë të vrarë nga ushtria me akuza të rreme ‘rebelimi’ (fotot)

07/10/2023 18:07
Beatriz Mendez kujton birin e saj te vrare me tatuazh ne krah [Christina Noriega/Al Jazeera]

Ministri kolumbian i mbrojtjes Ivan Velasquez i ka kërkuar dje ndjesë familjeve të 19 civilëve të vrarë nga ushtria e vendit me arsye të rreme, per skandalin ku besohet se mijëra njerëz janë vrare te etiketuar si ‘rebelë FARC’.

Mes 19 civilëve përfshiheshin dhe i biri dhe nipi i Beatriz Mendez (në foto) teksa emrat e të ndjerë u pastruan nga akuzat e shkeljeve dhe shteti pranoi përgjegjësinë për vdekjet.

“Vijmë për të kërkuar ndjesë, por e dimë se kjo është e vështirë se shteti ka tentuar të fshehë të vërtetën,” pranoi ministri Velasquez.

Në skandalin e rëndë përfshihen argumentimet e njohura si “pozitiva të rreme”, me të cilat ushtria mund të vriste civilë duke i etiketuar si ‘rebelë’ në kuadër të konfliktit të brendshëm të Kolumbisë me rebelët e majtë anti-amerikanë FARC.

Duke rritur statistikat ushtria pretendonte se po shënonte fitore në përpjekjen e saj kundër grupit Revolucionar të Armatosur të Kolumbisë (FARC).

I biri i Mendez, Weimar Castro Mendez, dhe nipi i saj Edwar Rincon Mendez, ishin parë herën e fundit më 21 qershor 2004. Ata u zhdukën nga zona e tyre e varfër ku banonin  në jug të kryeqytetit Bogota, teksa kishin dalë shëtitje menjë shokun e tyre.

Dy ditë më vonë familja Mendez mësoi nga radio se ushtria i kishte identifikuar të rinjtë si “luftëtarë rebelë”.

Vdekjet tragjike do të shënonin vetëm nisjen e sfidave për Mendez, e cila raportoi krimin  dhe kërkonte4 drejtësi me letrat dhe apelin e saj nga autoritetet.

Në të njëjtën kohë telefoni i saj binte me kërcënime të rënda jete, që e detyruan të fshihej për pesë vjet.

Por ekspertët llogarisin se 19 vrasjet jashtë gjyqësore të pranuara kësaj jave janë vetëm maja e ajsbergut, dhe vetëm një fraksion i vrasje për të cilat qeveria është përgjegjëse.

Nga viti 2002 deri në 2008 të paktën 6,402 civilë janë vrarë në mënyrë jashtëgjyqësore, sipas gjykatës së veçantë të krijuar për çështjen, në kuandër të marrëveshjes së paqes në 2016 mes rebelëve FARC dhe qeverisë.

Shumica e viktimave ishin fermerë të varfër nga fshatrat, ose të rinj që punonin në fshatra.

3,500 ushtarakë janë vënë nën hetime për vrasjet masive shtetërore, për të cilat mbrojtësit e të drjetave thonë se janë një dështim i gjerë institucional.

“Shteti duhet të garantojë të drejtat njerëzore, dhe nëse ato  shkelen ka përgjegjësi për të parandaluar ngjarje të përsëritura”, tha për tragjedinë e rëndë kombëtare Maria Camila Moreno, drejtuese e gjykatës kundër abuzimit të të drejtave të njeriut.

FOTO GALERI
3/3
Beatriz Mendez kujton birin e saj te vrare me tatuazh ne krah [Christina Noriega/Al Jazeera]

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA