Në pamje shihen momente paniku të thellë të një gruaje që aksidentalisht del jashtë mjetit të saj të zbavitjes, në një spirale emocionuese rrëshkitjeje ujore në Kinë.
Gruaja që mbetet në anë të kanalit të lartë ujor mbetet e kapur pas një shtylle për të shpëtuar jetën, pasi mjeti tyre i lundrimit u përmbys gjatë zbritjes.
Mes pamjeve të tmerrshme shiheshin dhe një grua e një fëmijë që ishin bllokuar poshtë barkës së tyre teksa zbrisnin me shpejtësi.
Megjithë rrëshkitësja është vetëm disa metra mbi tokë dhe mes pemëve panoramike, skenat e panikut dhe ulërimave nisën të përhapeshin të të gjithë pasagjerët e lodrave.
Gruaja që kaloi në anë të rrymës së ujit kapet më pas te një nga shtyllat mbhëstetëse, duke qëndruar rreth 5 metra lart tokës.
Një burrë në një urë aty pranë shihet që tenton ta ndihmojë, por gruaja është në panik dhe bie përsëri në rrymën e ujit drejt zbritjes.
Të tjera barka përplasen pas saj duke e shtyrë poshtë rrëshkitëses, në ngjarjen e frikshme të së shtunës në parkun Tonglu të provincës Zhejiang Province.
Sipas raportimeve, gruaja kishte shpëtuar mrekullisht në një prej kthesave, shkruan MailOnline.
Gruaja raportohej ne shëndet te mire dhe e palenduar.
Top Channel