Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendeve të BE në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, si dhe përfaqësues të organizatave rajonale.

Tirana pret sot Ministrialin e Ministrave për Punët e Jashtme të Procesit të Berlinit.

Hasani ka pritur Krerët e Delegacioneve në hyrjen e Pallatit të Brigadave ku do të mbahet edhe Ministeriali.

Ndër të parët që mbërriti ishte homologu grek George Gerapetritis, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë. Ministri mbërriti dje në Tiranë, ndërsa gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, ai do të marrë fjalën në seancën e dytë të samitit. Gjithashtu do të vijojë një takim dypalësh me homologun e tij shqiptar, Igli Hasani, ndërsa do të pritet edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Po ashtu Hasani mirëpriti Olivér Várhelyi, Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin. Varhelyi ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm BE është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor, tha ai.

E pranishme është edhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock. Në një prononcim për media para hyrjes në Pallatin e Brigadave, Baerbock tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik procesin e Berlinit.

Ministri Hasani mikpriti gjithashtu Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla; Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njëkohësisht Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme.

Para hapjes së takimit Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit Hasani do të mbajë fjalën i pari, duke drejtuar kështu takimin. Kjo mbledhje po zhvillohet me dyer të mbyllura.

FOTO GALERI
1/56

Top Channel