Vlerat historike dhe potenciali turistik e ekonomik i Durrësit ishte temë e diskutimeve në Forumin Urban të Marmarasë në Stamboll.
Në një sesion special të këtij forumi kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, diskutoi për sfidat që kaloi Durrësi pas dy fatkeqësive që e goditën rëndë atë, siç ishin tërmeti dhe pandemia, për programin e rindërtimit dhe punën e madhe që është bërë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare për ringritjen e qytetit.
“Bëmë një prezantim të punës që është bërë pas tërmetit, por edhe për projektet madhore që kemi me qeverinë shqiptare, duke bërë të mundur jo vetëm të ndajmë eksperiencën tonë, por edhe të prezantojmë qytetin tonë në një rreth gjithpërfshirës të Ballkanit dhe më gjerë”.
Në lidhje me një nga temat kryesore që ishte sfida e grave në lidership si dhe mbështetja ndaj gruas, Sako foli mbi rritjen e ndjeshme të përfaqësimit të gruas në vendimmarrje në të gjithë vendin por veçanërisht në Durrës si dhe punën që bën bashkia e Durrësit me fokus gratë dhe fëmijët ku vetëm në 3 vitet e fundit kjo bashkia ka hapur 3 qendra të cilat ofrojnë shërbime për gratë e dhunuara, për fëmijët apo për emigrantët e kthyer në Durrës ndërkohë që po punohet për të hapur një tjetër qendër, atë të reziliencës e cila do ti shërbejë fuqizimit ekonomik të gruas nëpërmjet nxitjes së punësimit
Ky forum është një event ndërkombëtar i rëndësishëm ku marrin pjesë universitetet, grupet e interesit dhe përfaqësues nga politika si kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë nga shumë shtete të botës.
Top Channel