Policia italiane heton milionerin indian për përplasjen fatale në turneun e makinave sportive (foto-video)

06/10/2023 18:10

Miliarderi indian Vikas Oberoi është shpallur sot si i dyshuar nga autoritetet italiane pas një përplasjeje të rëndë gjatë turneu të automjeteve të luksit në fillim të javës në Sardenja, kur makina e tij Lamborghini përplasi një Ferrari, ku dy persona humbën jetën.

Oberoi po drejtonte makinën i shoqëruar nga bashkëshortja Gayatri Joshi, modele dhe aktore në Indi, kur ndodhi përplasja e rëndë, njoftonin karabinierët italiane për rrjetin Agence France-Presse.

Incidenti tragjik ishte regjistruar në video dhe është publikuar nga mediat, ku shihet që Lamborghini e Ferrari udhëtojnë mes karvanit të mjeteve të tjera kuksoze sportive.

Kur Ferrari tenton të parakalojë, ajo përplaset me Lamborghini-n blu ku ndodhej çifti nga India, qe është bërë tashmë fajtor për aksidentin.

Të dyja mjetet shihet që përplasen me një rulotë që bën disa rrotullime pas aksidentit, por dy personat në të shpëtuan vetëm të plagosur.

Oberoi drejton kompaninë e ndërtimit Oberoi Realty, në Mumbai dhe ka një pasuri rreth $3.7 miliardë, sipas Forbes.

Ai është martuar me bashkëshorten aktore Joshi prej 2005 dhe kanë dy fëmijë.

Dy turistët zvicerjanë që drejtonin Ferrarin, me moshë 63 e 67 vjeç, kanë humbur jetën nga zjarri, sipas mediave vendase.

Ndërsa çifti që drejtonte rulotën ishin nga Selva di Val Gardena, me moshë 61 e 62, dhe raportohet se u dërguan të plagosur në spital.

Ferrari kishte marrë shpejt flakë dhe prej vendit të aksidentit dëgjoheshin ulërima, raportonte e përditshmja gjermane Bild.

Të treja automjete e përfshira u sekuestruan nga autoritetet për hetime.

Karvani i automjeteve sportive po drejtonte përgjatë rrugës shtetërore 195 Sulcitana pranë komunës së San Giovanni Suergiu, në jug të ishullit të Sardinia.

Për turistët që vijnë në makinat e tyre, pjesëmarrja ne event raportohet se kushton 10,409 euro. Ndërsa udhëtimi me një Ferrari SF90 me qera nga eventi, kushton 23,500 euro.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA