Liverpool fitoi 2-0 në ndeshjen e Europa League ndaj belgëve të Royale Union teksa golat u shënuan nga Gravenberch dhe Jota.
Megjithatë, rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë pasi “The Reds” i patën shanset, por i shpërdoruan.
Një rast flagrant ishte edhe ai i Darwin Nunez që gaboi me portën e boshatisur pas një asisti perfekt të Salah. Në analizën pas ndeshjes, uruguaiani nuk i shpëtoi kritikave të një legjende të Liverpool si Michael Owen. Ish-sulmuesi u shpreh se Nunez ka shumë defekte në lojën e tij dhe se Klopp i duhet punë për t’i marrë më të mirën 24-vjeçarit.
“Nuk e di çfarë ndodh me Nunez, nuk e kuptoj nëse është mungesa e besimit, mungesa e aftësisë apo mungesa e përqëndrimit. Në teori, pjesa më e madhe e lojtarëve profesionistë e shënojnë një rast të tillë. Por, tashmë asgjë që bën Nunez në fushë nuk më surprizon më. Ai ndonjëherë luan në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ndonjëherë bën gafa të tilla.
Ka shumë defekte në lojën e tij. Nunez e ka materialin për t’u bërë një lojtar shumë i mirë, por ka nevojë për shumë punë dhe i duhet ende të fitojë eksperiencë. Kur një klub shpenzon aq shumë para për një lojtar, unë pres që të ketë marrë një futbollist të kompletuar. Ndoshta Nunez përsërit rastin e Drogba pasi edhe ai vuajti në fillim, por mbetet për t’u parë”, u shpreh Owen./ supersport
Top Channel