‘Konspiracionisti’ britanik që hoqi dorë nga besimet e rrezikshme, tani kërkon të bindë dhe të tjerë (fotot)

06/10/2023 15:57

Prej vitesh britaniku Brent Lee kishte shpenzuar disa orë në ditë duke gërrmuar online për informacione rreth “të vërtetave të fshehura” por më pas ai hoqi dorë, shkruan në një reportazh të veçantë e përditshmja vendase The Guardian.

Brent Lee thotë tashmë se nuk arrin të kuptojë sesi besonte se sipas informacioneve që ai konsumonte në rrjet, “një kabalë pedofilësh satanikë që kontrollonin gjithçka në tokë, donin të vendosnin një Rend të Ri Botëror”. Teksa flet për mediat ai ndalon dhe thotë: “Kur e mendoj më vjen të dridhem.”

Lee thotë se për rreth 15 vjet zbulonte simbolet e të ashtuquajturve krye-shefave Iluminatë që kontrollonin ngjarjet globale, shoqëritë sekrete, bankat dhe drejtonin politikën e institucionet fetare në çdo aspekt. Asokohe ai mendonte se kjo elitë organizonte sulmet terroriste ndaj të gjitha vendeve dhe përfshihej në rituale sekrete sakrifikimesh njerëzore të organizuara nga vetë qeveritë.

Ai thotë se kishte nisur të besonte dhe te UFO-t dhe se regjizori amerikan Stanley Kubrick kishte xhiruar uljen në hënë në një studio të Holliwood, shkruan The Guardian.

Ai kishte parë kudo simbolet satanike në ceremoninë e hapjes së lojrave olimpike në Londër me krevate e infermiere në 2012, dhe këto i diskutonte me miqtë e tij online që mendonin në mënyrë të ngjashme.

Por tashmë ai thotë se në 2018 diçka ndryshoi dhe ai nuk besonte më në këto teori.

“U lodha me to, nuk duroj dot më t’i dëgjoj pasi nuk i besoj më, kështu që e hoqa fare internetin”, thotë Lee për mediat.

Tashmë Lee thotë se përpiqet të bindë të tjerë konspiracionistë të ndryshojnë besimet e tyre, madje do të flasë në një konferencë në Poloni këtë muaj mbi dezinformacionin, ku tregon se përse dikur besonte kështu, dhe përse me pas u zhgënjye.

Me sjelljen e tij miqësore e të artikuluar, Lee pranon se i ngatërroi gjërat keq, aq sa teoritë që besonte nisën ta ezauronin: “Mos u përpiqni t’i jepni kuptim sepse nuk kanë kuptim, është si një hipnotizim që të ben te besosh se kështu funksionon bota”, thotë ai.

Arsyeja që ai hoqi dorë nga besimi se ‘ngjarjet e mëdha janë të dizenjuara për të fshehur të vërtetën nga publiku’, është se kjo nuk përputhet me këndvështrimin konvencional.

Lee thotë se tashmë si i turpëruar dhe i zbavitur nga besimet e tij të mëparshme.

Por ndërkohë versionet e ngjarjeve që Lee po refuzon, po fitojnë më shumë terren, si për shembull në SHBA grupi QAnon që dikur konsiderohej ‘konspiracionist’ është bërë pjesë e medias kryesore.

Madje në një sondazh zyrtar të grupit Ipsos në 2020 u zbulua se 17% e amerikanëve besonin se një elitë “adhuruese e Satanit që drejtonin rrjete prostitucioni e sakrifikimi fëmijësh, kontrollonin politikën dhe median në SHBA”.

Në vitin 2003, Lee ishte një muzikant 24 vjeçar që punonte në një dyqan në Peterborough në veri të Anglisë, kur nisi të studionte versione alternative për sulmet e 11 Shtatorit, sipas të cilave rrëzimi i kullave binjake në New York në 2001 është organizuar nga vetë qeveria e SHBA për të justifikuar sulmet ushtarake në Irak e Afganistan. Qëndrimi i tij filletar ishte ai anti-luftë dhe dyshimet për qëllimet e politikanëve, por më vonë nisi të besonte se kulte satanike e shoqëri sekrete drejtojnë të gjithë botën.

Nuk duhet përse ai mori këtë drejtim teksa më vonë nisi të hetonte për pedofilët dhe ritualet e vrasjeve e torturës.

Ai thotë: “Kur je influencua nga këto argumente është e lehtë të vazhdosh të gërmosh në strofkën e lepurit, duke gjetur akoma më shumë pika për të bërë lidhjet me njëra-tjetrën”.

Por që prej largimin nga ajo masë, Lee thotë se mund të shohë qartë pasi konspiracionistët motivoheshin nga përfitimet me prezencën online duke dhënë lajme sa më ‘spektakolare’.

“Ka shumë  informacione manipuluese”, thotë Lee i cili tani punon në një fabrikë dhe në çdo pushim me kolegët analizon valën e re të informacionit, që sipas tij është “e freskët dhe reale”.  “Unë tani dua t’i sfidoj ata, dhe t’i tregoj të gjithëve çfarë mashtruesish janë”. /The Guardian.co.uk/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA