“Jeta si një lojë shahu”/ Kampioni botëror i shahut, Garry Kasparov promovon librin në shqip, në ambientet e Piramidës

06/10/2023 20:58

Kampioni botëror i shahut, shkrimtari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Garry Kasparov ndodhet në një vizitë në Tiranë, në kuadër të promovimit të librit të tij “Jeta si një lojë shahu”.

Takimi është organizuar në ambientet e rinovuara të Piramidës.

Kasparov është mjeshtër i madh i shahut dhe ish-kampion bote në këtë disiplinë nga 1984 e deri në 2005 kur u tërhoq. Ai u bë kampioni më i ri botëror në moshën 22-vjeçare kur mundi kampionin e atëhershëm Anatoly Karpov, me të cilin e mbrojti titullin tri herë, në 1986, 1987 dhe 1990.

Që kur u tërhoq nga shahu, Kasparov ia ka dedikuar kohën e tij të shkruarit, politikës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Me rastin e vizitës në Tiranë, Garry Kasparov është njohur me projektet e Ministrisë së Kulturës për ngritjen e vendeve të kujtesës rreth periudhës së diktaturës.

“Është e rëndësishme të pyesësh suksesin aqsa edhe dështimin.”- është një nga thëniet më të famshme të kampionit botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA