Avantazhi i liderit, cilët janë dy banorët që Rogerti dërgon në televotim kokë më kokë për të martën Eros Muça është rikthyer në Shqipëri pas dy vitesh emigrim në Francë, për të ndjekur shkollën 9-vjeçare këtu.
Sipas Erosit, sistemi arsimor është më i lehtë në shtetin francez krahasuar me Shqipërinë, mirëpo në vendin e tij ndihet më i mirëpritur.
Ka qenë e vështirë gjuha Eros?
“Po, ishte pak e vështirë. Këtu unë ndihem si në shtëpi. Megjithatë ngarkesa mësimore atje, mësimet ishin më të lehta”, tha ai.
Eros u largua në moshën 10 vjeçare drejt një toke të huaj pa ditur gjuhën frënge, ku pati sfida të përshtatej me jetesën e mësimdhënien atje; ndaj prindërit e tij vendosën t’i jepnin një mundësi të dytë Shqipërisë.
“Më pëlqen këtu sepse ka më shumë gjallëri, jam pranë gjyshërve. Kam më shumë shokë dhe shoqe, ndërsa atje isha më i mbyllur. M’u desh një vit të mësoja gjuhën siç duhej”, tha Eros.
12-vjeçari i rikthyer në vendlindje po ndjek klasën e shtatë në një mjedis të ri, me mësues dhe nxënës të panjohur më parë, por që nga 11 shtatori kur nisi viti shkollor janë shndërruar në miqtë e tij më të mirë.
“Unë kam që në klasë të parë këtu, kam përcjellë e pritur nxënës. Edhe me Erosin jemi sjellë shumë mirë, e kemi mbajtur shumë afër. Më pëlqen frëngjishtja edhe kënaqem kur më flet për kulturën franceze”, thanë nxënësit e tjerë.
Orët mësimore në klasë zhvillohen edhe të ndarë në grupe, ku qëllimi është jo vetëm fitimi i njohurive, por edhe socializimi i nxënësve me njëri-tjetrin dhe bashkëpunimi mes tyre për detyrat.
Kjo metodë e mësimdhënies e ka ndihmuar Erosin që të rikuperojë kohën larg shkollës shqiptare dhe të afrohet më shpejt me shokët e klasës.
Top Channel