Fotot/ Jetoni në pallat të vjetër? Si të aplikoni për vendosjen e ashensorit apo rehabilitimin e fasadave pranë Bashkisë Tiranë

06/10/2023 10:51

Pallati që shihni në foto ndodhet në rrugën “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet dhe është një prej shumë pallateve të para viteve ‘90, ku banorët janë bërë bashkë dhe kanë aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës për vendosjen e ashensorit.

Falë këtij bashkëpunimi banorë-Bashkia e Tiranës, sot ata kanë një ashensor që plotëson të gjitha standardet e sigurisë dhe të komoditetit, duke ua lehtësuar jetesën, veçanërisht të moshuarve dhe nënave të reja.

Përmes Fondit të Komunitetit që është krijuar në Bashkinë e Tiranës, vitet e fundit qytetarët kanë pasur mundësi që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës së pallatit ku banojnë ku gjysma e shpenzimeve paguhej nga vet banorët ndërsa gjysma tjetër nga bashkia.

Kërkesat më të shumta kanë qenë për termoizolimin e fasadës, tarracës si dhe instalimi i ashensorëve. Përmes një vendimi të Këshillit Bashkiak, për këtë vit është rritur vlera financimit si dhe për disa kategori shpenzimet do të paguhen 100% nga bashka e Tiranës si për kryefamiljarët me aftësi të kufizuar, kryefamiljarë pensionistë, kryefamiljarë me ndihmë ekonomike.

Nëpërmjet Fondit të Komunitetit do të shtohen pallatet që do të rikonstruktohen duke i dhënë një vlerë të shtuar pronës.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA