Mohammed Saleh bin Laden, i afërt i ish-kreut të grupit terrorist al-Qaeda, Osama bin Laden, ka hyrë së fundmi në botën e garave të kuajve në Britani duke blerë dhjetë kuaj të rinj race.
Nipi 41-vjeçar i vëllait të Osama bleu kuajt në ankandin e përvitshëm ekskluziv të Newmarket ku shihet emrat më të pasur të Anglise dhe Evropës.
Biznesmeni zotëron kompaninë e ndërtimit Modern Building Leaders me bazë në Arabinë Saudite.
Kuajt e tij janë të gjithë të linjave fisnike të garave dhe pritet të stërviten në Britani, por zëdhënsi i Bin Laden tha se “ende nuk është përzgjedhur stërvitësi i tyre”.
Hossam Alsaady ishte përfaqësuesi i Bin Laden në shitjet e ankandit të kuajve të luksit Tattersalls në Newmarket, ku shuhen emrat e famshëm të pronarëve britanike të kuajve si Alan Brazil e Ossie Ardiles.
Në vitin 2009 familja e Bin Laden renditej si e 5-ta më e pasur në Arabinë Saudite nga revista Forbes.
Babai i Osama Bin Laden, Mohammed bin Awad Bin Laden, ka qenë një ndërtues milioner me lidhje të afërta me familjen mbretërore.
Nuk dihen se çfarë ndikoi lidhjet e të birit të biznesmenit me grupet terroriste anti-perëndimore e anti-amerikane.
Rrjedhimisht Osama Bin Laden u refuzua nga familja e tij në 1994 duke u shpallur “radikal”.
Babai i tij koleksiononte kuaj race dhe në Arabinë Saudite.
Blerjet e fundit të kuajve të rinj llogaritet se kushtuan 2.7 milionë paundë.
Ankandet e kuajve në Tattersalls janë krijuar prej vitit 1776 dhe prej vitit 1958 zhvillohen në Newmarket ne lindje te Britanise.
Përfaqësuesi Alsaady tha për revistën e kuajve Racing Post: “Ne i njohim mirë racat arabe të kuajve por në Britani nuk ishim përfshirë më parë, dhe menduam të ishte një nga fushat e bizneseve tona. Është një projekt afatgjatë me rritësit Juddmonte [i krijuar nga ish-princi arabKhaled bin Abdullah]”
Kompania e Bin Laden me bazë në periferi të Jeddah, shkruan se familja ka një histori të gjatë me rritjen e kuajve të racës nga disa vende të botës.
Top Channel