Titulli i trashëgimisë botërore në Xheriko sjell shpresa ‘të vrazhda’ për turizëm në Palestinë (fotot)

05/10/2023 19:11

Në pamjet e mëposhtme shihet Pallati Hisham, impjant arkeologjik i epokës Umaiad, në Xheriko, në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor, si dhe Manastiri i Tundimit pranë tij, ku kristianët besojnë se Krishti ka luftuar me djallin për 40 ditë, shkruan rrjeti AFP.

Qyteti i lashtë i Xheriko është shpallur trashëgimi botërore e UNESCO dhe ka shtuar shpresat e shtimit të turizmit për palestinezët megjithë konfliktin e vjetër e të rëndë me Izraelin.

Disa dhjetra vizitorë shiheshin sot në mesditën e nxehtë pranë tempullit Tell al-Sultan, ku arkeologët kanë zbuluar shenja jete komunitare që datojnë prej rreth 10,000 vjetësh më parë.

Kalimtarët mund të mos dallojnë një kodër dheu të pazakontë pranë Jericho, por muajin që kaloi objekti tërhoqi vëmendje dhe u shpall trashëgimi botërore e UNESCO.

Rezidentët celebruan njoftimin duke besuar me të drejtë se mund të shtojë të ardhurat e tyre.

“Për herë të parë më duket sikur po bëhet pak drjetësi,” thotë kryebashkiaku i Xheriko, Abdulkareem Sider.

“Shpresojmë të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve”, shton ai nga zyra e tij, ku muret janë të veshura me piktura të trashëgimisë kulturore të Xheriko.

Vendi zotëron një seri objektesh arkeologjike, siç janë mozaikët e gjerë në pallatin Hisham, një nga vendet më të vjetra islamike, që zyrtarët shpresojnë të përfshihet në trashëgiminë botërore.

Manastiri është pranë Malit të Tundimit ku kristianët besojnë se Jezusi luftoi të të Keqen, si dhe me vendndodhje të tjera të njohura biblike.

Por megjithë thesare të tilla kulturore, numri vizitorëve mbetet i ulët prej konfliktit dhe pushtimit izraelit të rajonit.

Ndërkohë vizitorë e gazetarë janë ankuar për mungesën e tabelave shpejguese për rëndësinë historike të këtyre vendeve, pasi megjithë njoftimin e UNESCO, pak tabela e tregojnë këtë në Tell al-Sultan, ku një  koloni e përheshme njerezore ka banuar prej 10 mileniumësh.

Megjithë interesin e shtuar, Palestina nuk ka pushtet për të lëshuar viza turistike dhe kalimet kontrollohen nga Izraeli që ka pushtuar Bregun Perëndimor prej vitit 1967.

Zyrtarët vendas ankohen se turistët që duan të vijnë në Jericho duhet të marrin leje te zyrtarët e Izraelit, duke i bërë të besojnë se janë territore izraelite dhe jo palestineze.

“Xheriko është qyteti më i lashtë në botë, prandaj është për të gjithë”, shton kryebashkiaku Sider.

FOTO GALERI
2/7
Qyteti i lashtë i Xheriko është shpallur trashëgimi botërore e UNESCO dhe ka shtuar shpresat e shtimit të turizmit për palestinezët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA