Refugjatët afganë të pavendosur nëse të qëndrojnë apo jo në Taxhikistanin fqinjë (fotot)

05/10/2023 19:37

Disa anëtarë të komunitetit afgan në Taxhikistan kanë vendosur të ndërtojnë aty jetën e tyre, prej rrezikut që kishin parë përtej kufirit, por të tjerë ëndërrojnë të shkojnë në vende më të pasura, shkruan rrjeti AFP.

Taxhikistani komunist raportohet se pret refugjatë afganë që prej viteve 1990-të por nuk i lejon të vendosen që qytete të mëdha.

Mësuesja afgane Bibikhawa Zaki, 25 vjeçe, u largua nga vendi i saj disa muaj pas rikthimit të talibanëve në pushtet.

Tani thotë se dëshiron të largohet nga Taxhikistani drejt botës perëndimore.

“U detyruam të largoheshin pasi Talibanët sulmuan kunatën time dhe na kërcënuan”, thotë ajo për rrjetin AFP, teksa përgatitej të luajë futboll me shoqet.

Zaki dhe rreth 20 gra të tjera afgane mblidhen në një klub futbolli të krijuar nga një bashkë-atdhetare në periferi të kryeqytetit Dushanbe.

Qeveria e Taxhikistan ka pritur vazhdimisht afganët dhe konsiderohet kritike e regjimit taliban, me të cilët ka pasur disa herë përplasje kufitare, shkruan AFP.

Fqinjët e tjerë të Afganistanit, Pakistani e Irani gjithashtu kanë pritur numra të mëdhenj refugjatësh por dhe durimi tyre po shuhet.

OKB thotë se rreth 10,000 refugjatë afganë jetojnë në Taxhikistan, që është një nga vendet më të varfra të republikave ish-sovjetike.

Zyrtarët atje thonë se po bëjnë sa munden për të ndihmuar afganët me veshje ushqime e mjekime, por varfëria mbizotëron te të dyja palët.

Shumë refugjatë thonë se nuk kanë të paguajnë tarifën mujore prej rreth $10 për të dërguar fëmijët në shkollë, prandaj shpresojnë të zhvendosen në vende të tjera më të pasura.

FOTO GALERI
5/8
Zyrtarët atje thonë se po bëjnë sa munden për të ndihmuar afganët me veshje ushqime e mjekime, por varfëria mbizotëron te të dyja palët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA