Prerja e jashtëligjshme e druve për zjarr, nën hetim 50-vjeçari në Kukës

05/10/2023 10:23

Prerja e jashtëligjshme e drurëve vazhdon të dëmtojë pyjet në vendin tonë.

Në Kukës, u vu nën hetim një 50-vjeçar që u kap duke transportuar me furgon dru për zjarr të prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe procedohet penalisht.

Shtetasi me iniciale S. K.  u ndalua vendin e quajtur “Ura gjashtmetroshe”, teksa transportonte 3 m3 dru për zjarr, që dyshohet se ishin prerë në kundërshtim me ligjin, pasi ishin pa dokumentacionin përkatës.

Ndaj tij nisi hetimi për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe u sekuestruan lënda drusore dhe furgoni që drejtonte 50-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA