Misteri përse orkat vrasin delfinët pa i ngrënë duket se zbulohet nga studiuesit (fotot)

05/10/2023 18:17

Një studim i ri liston tre hipoteza mbi arsyet se përse disa specie balenash vrasëse (orka) sulmojnë dhe vrasin delfinët, edhe pse nuk e bëjnë në formë gjuetie për ushqim.

Misteri i disa dekadave mbi arsyet se përse balenat vrasëse, siç njihen ndryshe orkat vrasin definët e detit edhe pa i ngrënë, duket se po shkon drejt zbulimit.

Studiuesit thonë se ko ndodh pasi orkat e bëjnë këtë si një formë rituali shoqëror, ose si praktikë gjuetie për të vegjëlit e tyre.

Kërkimi i publikuar kësaj jave në revistën ‘Marine Mammal Science’u bë nga studiuesit e Universitetit të California në Davis, duke analizuar të dhënat e gati gjashtë dekadave mbi sjelljen e balenave vrasëse në veriperëndim të oqeanit Paqësor që kishin intriguar studiuesit.

Kjo specie e rrezikuar e orkave, që tashmë numëron më pak se 100 individë, e ka të lidhur mbijetesën e saj me atë të një specieje tjetër të rrezikuar, sipas studiuesve, të salmonit  Chinook që është ushqimi i tyre kryesor.

Këto orka specifike gjithashtu njihen që vrasin delfinë por nuk i hanë ata pasi ato kanë “një ekologji krejt të ndryshme nga orkat që hanë delfinë apo gjitarë të tjerë detarë”, thonë studiuesit.

“Kështu që arrijmë në konkluzionin se vrasja e delfinëve bëhet për arsye të tjera, pyetje që ka qenë prej kohësh objekt spekulimesh të shumta,” thotë bashkëautorja Deborah Giles.

Studimi vjen pasi popullata e orkave në gadishullin Iberik kanë dëshmuar në disa raste të godasin barkat e peshkimit pranë Portugalisë e Spanjës.

Megjithse këto dy popullata orkash kanë dallime të konsiderueshme sjelljeje, studiuesit thonë se dëshira e tyre për ‘lojë’ është diçka e përbashkët.

Analiza mbi shifrat e sulmeve të tyre ndaj delfinëve tregon se orkat veriore vrasin delfinët si një loje shoqërore, e lidhjeve të komunikimit mes tyre, ose thjesht për zbavitje nga e cila përfiton moralisht i gjithë grupi.

Hipoteza tjetër e studimit është se kjo kryhet për të perfeksionuar aftësitë e tyre për gjuetinë e salmonit.

Ndërsa një teori e tretë sipas studimit “sugjeron se balenat  vrasëse tentojnë të kujdesen për delfinët që i perceptojnë si të dobët ose të sëmurë sipas tendencës së tyre të amësisë”.

Megjithë teoritë e avancuara, shkencëtarët thonë se arsyeja e vërtetë mund të mos kuptohet kurrë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA