Finalja e Botërorit 2030, në mitikun “Bernabeu”, stadiumet ku mund të luhen sfidat

05/10/2023 16:31

Organizimi i Kupës së Botës nga Spanja, Portugalia dhe Maroku sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve nga i gjithë globi.

Kampionati botëror, në fakt, do të hapet në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj, ku do të luhen tri sfidat e para të Kupës së Botës, megjithatë dihet pak për detajet. E sigurt është se finalja do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, në Madrid, ku në vitin 1982 Italia mundi Gjermaninë 3-1 për të fituar të tretin trofe nga katër gjithsej.

Siç raporton “Marca”, do të jenë të paktën 14 stadiume ku do të luhen ndeshjet, por sipas të gjitha gjasave do të ketë një numër më të madh, duke marrë parasysh edhe aplikimet e shumta të dërguara në FIFA.

Vetëm në Spanjë do të jenë pesëmbëdhjetë stadiume, megjithëse vendet e disponueshme me shumë mundësi do të jenë rreth dhjetë, siç theksohet nga gazeta iberike.

Këtu janë impiantet kandidate:

Spanja: Balaídos, El Molinón, Riazor, San Mamés, Anoeta, La Romareda, Camp Nou, Cornellà-El Prat, Santiago Bernabéu, Metropolitano, Nuevo Mestalla, Nueva Condomina, La Cartuja, La Rosaleda dhe Gran Canaria

Portugali: Alvalade dhe Da Luz, në Lisbonë, dhe Do Dragao, në Porto

Për Marokun, qytetet që mund të organizojnë ndeshjet e Botërorit 20230 janë Rabat, Casablanca, Tangier, Agadir, Marrakech dhe Fez, megjithatë ende nuk janë zyrtarizuar./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA