Një burrë i akuzuar si hajdut aksidentalisht është kthyer në një mumje dhe është lënë në shfaqje në një shtëpi funeralesh për më shumë se 100 vjet, para se më në fund të varroset kësaj jave.
I njohuri ndryshe si ‘Stoneman Willie’ (Uilli i ngurtësuar), burri i varfër kishte vdekur në 1895, dhe me të, punonjësit e funeralit aplikuan një teknikë të re balsamosjeje, për të parë efektet në trupin e të vdekurit.
Asokohe vorraxhiu Theodore Auman eksperimentonte me teknika balsamosjeje dhe kjo në fjalë duket që funksionoi.
Kështu që burri i paidentifikuar ka qëndruar në shfaqje në shtëpinë e funeralit Theo C Auman në Reading, Pennsylvania, SHBA.
Tashmë është vendosur që trupi i tij do të varroset në parkun Forest Hills Memorial aty pranë.
Kështu pas gjithë këtyre viteve i vdekur për së gjalli, të gjithë do të mund të marrin pjesë në varrimin e mumjes, tha historiani George M. Meiser XI, i cili gjithashtu do të mbajë fjalën e rastit në varrosjen e ‘Stoneman Willie’.
Aumen kishte ruajtur trupin për të treguar sa mirë funksiononte teknika e tij e balsamosjes, dhe për arsye se askush nuk e kërkoi trupin, tregon Meiser.
Ndërkohë Stoneman Willie është bërë i famshëm në komunitetin vendas.
“Ne nuk i referohemi atij si mumje, por si miku ynë Willie,’ thotë drejtoresha e funeraleve Kyle Blankenbiller për rrjetin Reuters.
“Ai është shumë i njohur, jo vetëm në Reading po dhe në rrethina”, thotë gruaja, duke shtuar se është shfaqur dhe në gazetën lokale në 1896, i lyer me dyll të bardhë.
Stoneman Willie kishte përdorur një emër të rremë prandaj nuk ishte identifikuar në kohën e vdekjes, sipas gojëdhanës.
“Është disi e trishtë pasi ai ka qenë kaq gjatë me ne, por tani do të ketë vendin e prehjes”, tha vizitorja e mumjes Veronica Dangler, për rrjetin WFMZ.
Top Channel