Pamje të frikshme/ Zjarr i madh në Osijek të Kroacisë, tymi i zi mund të shikohet deri në Bosnjë dhe Hercegovinë

04/10/2023 17:04

Një kompani private është përfshirë nga zjarri pas mesnatës në periferi të Osijekut të Kroacisë.

“Objekte plastike dhe ambalazhet janë përfshirë nga zjarri”, ka bërë të ditur policia kroate.

Tymi i zi që u ngrit në qiell mund të shikohet me kilometra distancë, ndërsa mediat kroate thonë se është parë deri në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 100 zjarrfikës, ndërsa dy prej tyre janë lënduar. Ndërkaq akoma nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr i madh, që shpërtheu në rrethana misterioze.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel