U kapën në flagrancë duke prerë drutë, ndiqen penalisht dy persona në Bulqizë
04/10/2023 14:55
Dy persona janë kapur në flagrancë duke prerë pemët në fshatin Gjinovec në Bulqizë.
Ndaj 37-vjeçarit D.D., dhe 18-vjeçarit A.K., të dy banues në njësinë Administrative Ostren, ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se dy shtetasit e lartëpërmendur, pasi e prisnin lëndën drusore, e grumbullonin brenda zonës pyjore dhe më pas do ta transportonin me kafshë pune.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e lëndës drusore dhe një motosharrë.
Policia apelon qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.
Top Channel