Turisti vdes nga ataku kardiak pasi ngjiti 800 shkallë drejt fshatit piktoresk kodrinor në Itali (fotot)

04/10/2023 15:23

Një turist britanik ka vdekur papritur pasi kishte ngjitur 842 shkallët e një kalimi malor drejt një fshati piktoresk në veriperendim të Italisë.

Pushuesi ende i paidentifikuar publikisht ishte shembur përdhe para dhjetra turistëve të tjerë, që ishin përpjekur më kot ta shpëtonin, raportonin mediat lokale.

Britaniku rreth të 70-ave por në formë të mirë fizike, pasoi një atak kardiak fatal dje pak pasi arriti majën e kalimit drejt Mount Portofino.

Shtegu spektakolar i Via San Rocco është një kalim i njohur ekskursionesh me pamje nga deti i Ligurias, por tre vitet e fundit raportimet për episode mjekësore apo atakë kardiakë, janë shtuar në mënyrë të pakuptueshme në të gjitha vendet e botës.

Raportimet thonin se pushuesi kishte ardhur nga Camogli drejt San Rocco.

Ai ishte rrëzuar në oborrin e kishës së fshatit pak pas arritjes në majë.

Platforma e ekskursioneve Hiker Project, liston ngjitjen në Via San Rocco si të vështirësisë  “të mesme”, duke theksuar se pjesa e tretë e shkallëve është veçanërisht e vështirë, me ngjitje në 22 gradë pjerrësi.

San Rocco është një qendër e preferuar ekskursionistësh, që zakonisht mblidhen për të nisur rrugëtimin në fshatin poshtë tij.

Zyrtarët vendas thanë se po hetojnë për rrethanat e ngjarjes tragjike./TheSun/

FOTO GALERI
1/3
Shtegu spektakolar i Via San Rocco është një kalim i njohur ekskursionesh me pamje nga deti i Ligurias

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA