Të paktën 5 të huaj në tragjedinë autobusit të rrëzuar në Venecia, zyrtarët hapin hetim vrasjeje (fotot)

04/10/2023 17:46

Të paktën 21 njerëz u vranë mbrëmë kur autobusi elektrik i pasagjerëve ra nga një mbikalim në Mestre pranë Venecias në atë që mediat dhe autoritetet quanin një ‘ngjarje të pashpjeguar apokaliptike.’

“Ai doli nga rruga dhe fluturoi jashtë urës”, tha mes të tjerash kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro.

Sot prokurori i Venecias, Bruno Cherchi tha se po procedohet me një hetim vrasjeje për aksidentin teksa shtonte se pritet autopsia e trupit të shoferit që do të jetë kryesore për hetimin, sipas rrjetit vendas Rai.

Prokurori tha se tre apo katër të mbijetuar janë të aftë të flasin deri tani.

Shumica e sinjalizimeve tregojnë se shoferi ka pësuar një episod mjekësor duke humbur ndjenjat dhe kontrollin e mjetit.

Mes të vdekurve të tragjedisë janë gjithashtu katër turistë ukrainas dhe një turist gjerman.

Ndërsa nga një çift i ri kroat që ishin martuar para një jave, gruaja ka vdekur dhe burri është i plagosur në spital.

Morris Ceron, drejtor në bashkinë e Venecias tha se katër të mitur kanë mes viktimave.

RAI shkruhet se autobusi po çonte të rinjtë dhe të huajt drejt një vendi kampingu.

Luca Zaia, kreu i rajonit të Veneto quante aksidentin “tragjedi të përmasave të mëdha”.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Mestre, Mirano, Padua e Treviso.

Zjarrfikësit italianë thanë se operacionet kishin nisur mbrëmë rreth orës 7.45pm kur autobusi elektrik ra nga mbikalimi dhe mori flakë.

Autoritetet italiane thonin se supozonin se shoferi mund të kishte humbur ndjenjat papritur në timon. Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA