Përmbytjet e shkaktuara nga stuhia Daniel, e cila lëshoi tre javë më parë mbi Greqinë brenda disa orësh shira që duhet të kishin rënë normalisht për disa muaj, shkaktuan vdekjen e 17 personave, mbytjen e mijëra kafshëve në ferma e dëmtuan rrugë dhe ura.

Zagora, rajoni i famshëm i mollëve atje, nuk i shpëtoi as ajo furisë së motit. Mollët e saj Starking Delicious, një varietet i sjellë nga Kalifornia në fillimin e viteve 1950, kanë mbajtur që nga viti 1996 një emërtim të mbrojtur europian të origjinës. Por me situatën e krijuar tani, edhe prodhimi që i mbijetoi stuhisë është vështirë të transportohet, sepse e vetmja urë e zonës që ka mbetur në këmbë, nuk i mban dot kamionët 45 tonësh që përdoren normalisht për transport.

“Mund të përdoren kamionë më të vegjël, por kjo do t`i rrisë ndjeshëm kostot. Vjet patëm 18.5 milion kg mollë, këtë vit do të jemi me fat po mblodhëm 5 milionë kilogramë. Me dëmet aktuale, do të jetë e pamundur të rregullohet çdo gjë”, u shpreh agronomi Ioulia Papoulia.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi se Greqia po gjendet përballë një lufte të klimës, duke kujtuar sesi brenda një periudhe kohe vetëm dy javore, vendi u përball dhe zjarret pyjore dhe përmbytjet më të rënda në histori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA