Studenti me tone të forta për “borxhin” e Gjermanisë: Po i kërkojmë thërrime atij që na fali bukën

04/10/2023 23:06

Një prej studentëve të Mjekësisë të ftuar këtë të mërkurë në Top Story theksoi se vendi ynë duhet të krijojë kushte që mjekët të qëndrojnë këtu dhe mos të largohen.

Studenti: Unë doja të qëndroja tek borxhi që ka Gjermania ndaj nesh, mendoj që a duhet që një vend i varfër të paguajë mjekë nga Gjermania. Besoj që kemi bërë një zgjidhje si shoqëri që duhet të zgjidhin gjërat në metodën evropiane. Ne luftojnë të anëtarësohemi, ne duhet ta zgjidhim sipas kësaj metode, ne duhet të krijojmë kushte që mjekët të rrinë këtu, Gjermania përfiton nga ky treg? Kjo ideja që Gjermania na ka neve borxh mua më duket…po u kërkojmë borxh thërrimet atyre që na falën bukën.

Nga kjo e hënë mbi 121 mijë studentë në të gjithë vendin nisën vitin e tyre e tyre akademik. Auditoret e fakultetit të mjekësisë të hënën ishin të zbrazura, jo nga mungesa e studentëve por nga vijimi i bojkotit të tyre kundër ligjit të sapomiratuar, që u kërkon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve.

Qeveria është e bindur se përmes kësaj mase frenuese do të kufizojë eksodin e mjekëve që po largohen masivisht nga Shqipëria, teksa për studentët e Mjekësisë vendimmarrje e Ministrisë së Arsimit është absurde dhe jashtë çdo logjike juridike, duke paralajmëruar që njëkohësisht me bojkotin t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit.

Pavarësisht pretendimit të studentëve, qeveria pretendon se qëllimi i nismës lidhet me plotësimin sa më parë të nevojave për mjekë që ka vendi si dhe sigurimin e ofrimit te shërbimit shëndetësor për periudhat ne vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA