SHBA së shpejti pritet të dërgojë armë të vogla dhe municione iraniane në Ukrainë, sipas një zyrtari amerikan.
Për vite me radhë, forcat detare amerikane kanë konfiskuar armë që mendohet se janë nga Irani, të cilat po shkonin drejt luftëtarëve të mbështetur nga Irani në Jemen.
Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukraina do të marrë armë të vogla dhe municione. Megjithatë, armët nuk kanë gjasa të bëjnë një ndryshim të madh në fushën e betejës pasi Ukraina kërkon kryesisht armë me rreze të gjatë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
Gjithashtu nuk ka gjasa të shuajë shqetësimet rreth synimit të Amerikës për të vazhduar ofrimin e armëve për Ukrainën. Kongresi i SHBA-së nuk përfshiu para të reja për Ukrainën në projekt-ligjin e shpenzimeve që kaloi të shtunën për të mbajtur hapur qeverinë federale – një reflektim i ngurrimit në rritje të disa republikanëve për të siguruar fonde për Kievin.
Top Channel