Franca në alarm të kuq për vapën ekstreme, ndalohet alkooli gjatë Festivalit të Muzikës, mbyllen qindra shkolla
Partia Socialiste dorëzon në Kuvend një rezolutë që dënon sulmin me armë në veri të Kosovës, ku u sulmua policia dhe për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
“Kërkesë për mocion dhe miratim Projekt-Rezolutë “Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në Veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon”- thuhet në kërkesën drejtuar Kuvendit.
Në pr/rezolutë kërkohet që Serbia të hapë një hetim transparent për organizuesit e sulmit në Kosovë dhe të dorëzojë kriminelët. Po ashtu, PS kërkon që KFOR-i të shtojë trupat në veri.
“Partnerët të ushtrojnë ndikim për të ballafaquar Serbinë me rolin që ka patur në sulm. SHBA dhe BE të ngrenë alarmin për të parandaluar rrezikun që i kanoset paqes dhe sigurisë së Kosovës.” thuhet ndër të tjera në pr/rezolutë.
Top Channel