Një mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit është arrestuar pasi i mori një qytetari 100 euro për një akt ekspertimi.
Pas kallëzimit të 55-vjeçarit Gj. S., banues në fshatin Spiten të Lezhës, se mjeku ligjor, 63-vjeçari Z. P., i kishte kërkuar dhe i kishte marrë 100 euro për të kryer një akt ekspertimi mjeko-ligjor , specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë 63 vjeçarin.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma 100 euro që 63-vjeçari i mori shtetasit Gj. S., në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Top Channel