Kombëtares i rikthehen dy përforcime/ Broja dhe Muçolli prite të jenë prurjet e reja për eliminatoret

04/10/2023 15:50

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho do të publikojë ditën e nesërme listën me 26 lojtarët që do të grumbullojë për dy ndeshjet e ardhshme, kualifikuesen për Europianin me Çekinë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës dhe po aty 5 ditë më pas do të zhvillohet miqësorja me Bullgarinë.

Mes të shumëpriturve padyshim është rikthimi i Armando Brojës, sulmuesi kuqezi ka luajtur në nëntor ndeshjen e fundit me kombëtaren dhe do të jetë hera e parë që do të vihet nën urdhrat e trajnerit Brazilian.

Ndërkohë pritet të vijë për verifikim të gjendjes pas dëmtimit Sokol Cikalleshi, sulmuesi kuqezi i cili aktivizohet te Koniaspor në Turqi. Ai u dëmtua më 24 shtator dhe është në fazë rikuperimi duke shpresuar të jetë në gatishmëri për disa minuta në ndeshje ndaj Çekisë.

Edhe mesfusha do të ketë një rikthim, bëhet fjalë për Arbnor Mucollin, i cili aktivizohet në kampionatin danez tek Goteborgu. Mesfushori kuqezi ka shënuar 6 gola në 12 ndeshje që ka luajtur deri më tani, thuajse në të gjitha titullar. Ndeshja e tij e fundit me kombëtaren ka qenë miqësorja me Armeninë në nëntor, pjesa tjetër e listës është e njëjtat me lojtarët që janë grumbulluar deri tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA