Deklarata e ambasadës: SHBA, thellësisht e shqetësuar për kërcënimet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit

04/10/2023 17:07

Ambasada amerikane ka reaguar pas kërcënimit të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliut, duke theksuar se SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që punojnë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt.

“Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje”- deklaron SHBA, duke ritheksuar mbështetjen e palëkundur për zyrtarët që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre”- shkruan ambasada.

Të dielën, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu, menjëherë mbasi i penduari Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eleminimin e saj apo të një të afërmi.

Burime shumë të sigurta i thanë Top Channel se nën ruajtje të posaçme është marrë dhe familja e prokurores Musabelliu, për të cilën mbrojtja iu kërkua policisë nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Deri më tani nga kjo struktura e posaçme kundër krimit të organizuar janë kanë marrë në ruajtje të posaçme, dy gra gjyqtare dhe prokurorja Musabelliu. Si dhe shtatë prokurorë të Juridiksionit të Përgjithshëm të cilët kanë marrë ruajtje nga KLP.

Në rrëfimin e Haxhiut përmendet edhe prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e cila mbasi kreu hetimet për grupin e Lushnjës, shpalli mos kompetencën dhe ja kaloi dosjen SPAK. E pyetur nëse do të kërkojë mbrojtje, prokurorja e Lushnjës nuk dëshiroi të prononcohej për këtë fakt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA