Denise Rocha njihet për fotot e nxehta në rrjetin Instagram ashtu si dhe për aftësitë e pretenduara të avokatisë, por së fundmi ajo ka tejkaluar veten duke habitur fansat me poza nga një ujëvarë piktoreske, e veshur vetëm me një bikini që dukej se gati ‘nuk ekzistonte’.
Nganjëherë modelet veshin bikini aq të vogla sa duket se janë krejt të zhveshura.
Por biondja që njihet gjithashtu me përkëdheli si “avokatja më joshëse në botë” mbante veshur vetëm një bikini të vogël në ngjyrë khaki, i cili kamuflohej me ambjentin rrethues sa që shumë përdorues duhet të kërkonin mirë me sy për të gjetur bikinin në trupin e saj.
Bashkë me fotot ajo pyeste fansat: “Imazhet 1, 2 apo 3 ? Më pëlqente shumë të stërvitesha për foto në këtë ujëvarë të mrekullueshme!”
Braziliania Denise shihet që reklamon trupin e saj nga të gjitha këndet, si duke u mbështetur në një shkëmb, apo duke u lagur me ujin e freskët e ujëvarës.
Modelja shfaqte tatuazhet e saj dhe flokët e gjatë, në imazhet që kishin marrë mijëra pëlqime dhe komplimente nga përdoruesit.
Një person shkruante: “Është e vështirë për të zgjedhur mes imazheve, por numri 1 duket se ka pak më shumë esencë.” Ndërsa një tjetër shkruante: “Unë nuk mund të zgjedh dot, je e mrekullueshme”.
Denise thotë se përveç fotove erotike është rikthyer të vazhdojë studimet e avokatisë, së bashku me një kurs seksologjie në kryeqytetin Brazil, shkruajnë mediat vendase.
Top Channel