Vlerat e çajit për një zemër të shëndetshme

03/10/2023 19:20

Konsumimi i çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës.

Këtë e thotë një studim, në të cilin morën pjesë mbi 6500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës.

13% e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me çaj në ditë, ndërsa 51% e tyre pinin një ose më shumë filxhanë kafeje në ditë. Në harkun kohor të 11 viteve, njerëzit që pinin çaj çdo ditë u përballën me një bllokim shumë të ngadaltë të enëve të gjakut. Ata ishin 29% më pak të rrezikuar nga ataku në zemër, ishemia apo vdekja e parakohshme.

Njerëzit që pinin kafe çdo ditë nuk kishin asnjë prej këtyre përfitimeve.

Ndonëse pirja e çajit nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e zemrës, ai është një kontribues i fortë për mirëqenien e këtij organi.

Çajrat më të mirë për zemrën

Kur vjen puna tek përfitimet për zemrën, lloji i çajit që zgjidhni ka shumë rëndësi, sidomos për mënyrën se si mund të ndërveprojë me ilaçet. Kardiologët amerikanë thonë se çaji i zi, i bardhë dhe jeshil janë çajrat më të mirë për zemrën.

Çaji i zi

Çaji i Zi përmban shumë flavonoidë të mirë për zemrën.
Njerëzit që pinë çaj të zier tre herë në ditë kanë nivele më të ulëta të triglicerideve dhe kolesterolit.

Por çaji i zi përmban kafeinë e cila i bën keq zemrës, veçanërisht nëse vuani nga tensioni i lartë apo rrahjet e çrregullta.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është zgjedhja më e mirë për zemrën. Gjethet e tij nuk janë të oksiduara dhe ulin ndjeshëm kolesterolin e keq.

Pirja e këtij çaji ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në zemër.

Çaji i bardhë

Çaji i bardhë është më i pastri nga të gjithë çajrat. Flavonoidët që gjenden tek ky çaj hollojnë gjakun, ulin tensionin, kolesterolin dhe përmirësojnë të gjithë qarkullimin e gjakut./ Agroweb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA