Fundjava që lamë pas ishte shumë pozitive dhe për shqiptarët që luajnë në Kroaci.
Tre lojtarë shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës së 10-të. Jorgo Pëllumbi, Jon Mersinaj dhe Emir Sahiti janë përfshirë në 11-shen më të mirë të javës në elitën e futbollit kroat në javën që lamë pas. Sahiti ishte lojtari që i dha fitoren Hajduk Split ndaj Dinamo Zagreb, ndërkohë që Mersinaj dha një asist në suksesin 4-1 të Lokomotivës ndaj Istra.
Në këtë përballje, arriti që të shënonte dhe Indrit Tuci, i cili gjithashtu po kalon një moment shumë të mirë.
Kroaci prej disa kohësh është bërë një destinacion i preferuar për shumë lojtarë shqiptar, teksa janë 15 lojtarë shqiptar që aktivizohen në elitën e futbollit kroat. /Supersport
Top Channel