Jaroslav Šilhavý, trajner i përfaqësues çeke të futbollit, gjatë konferencën për shtyp ku shpalli listën e të ftuarve për ndeshjen me kuqezinjtë më 12 tetor, tha se në Tiranë i duhen futbollistë rezistues duke pasur parasysh forcën e Shqipërisë dhe ambientin që zjarrtë që e pret në Arenën Kombëtare.
“Besojmë se mund t’ia dalim. Është mirë që të gjithë lojtarët janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje. Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore,” theksoi Šilhavy.
Trajneri çek e ka të qartë se shkalla e vështirësisë në Arenën Kombëtare do të jetë maksimale, por ai ka besim se në përballja kaq delikate skuadra e tij do t’ia dalë.
“Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo në shtëpi. E kemi bërë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka”, shtoi ish-trajneri i Slavias së Pragës, Liberecit apo Jablonecit./Supersport
Top Channel