A e dinit se rrjeti i gjurmimit të avioneve FlightRadar mund të përdoret jo vetëm për vendndodhjen e itineraret e fluturimeve, por dhe për të zbuluar nëse një avion është në emergjencë?
Në rrjete si këto shumë njerëz kalojnë kohe duke vëzhguar e identifikuar avionët që kalojnë mbi zonat e tyre, njëlloj si në rrjetet e shitjeve online kur lundrohet pa blerë kurrë asgjë.
Kështu dhe në rrjetin FlightRadar24, vëzhguesit mund të kalojne kohën duke parë se si dhe ku fluturojnë avionët nëpër botë.
Rrjeti më i ndjekur i avionëve në botë, thuhet se priti disa milionë vizitorë që çuditërisht gjurmuan fluturimin e avionit me trupin e mbretëreshës angleze Elisabeth nga Edinburgh i Skocisë, drejt Londrës kur ajo vdiq, ndoshta sa për t’u siguruar që dikuah nuk po e vidhte.
Sigurisht rrjeti ka dhe abuzuesit e tij ku persona të ndryshëm vizatojnë forma penisësh të mëdhenj me itineraret e fluturimit, por aspekte të tjera janë më të dobishme, si për shembull paralajmërimi kur një avion gjendet në vështirësi, çka në FlightRadar24 shpjegohet me atë ngjyrave të ndryshme të simboleve fluturuese.
Sipas rrjetit, kur simboli i avionit është ngjyrë blu ai monitorohet nga sateliti, kurse në ngjyrë të verdhë që është shumica e avionëve, ai monitorohet nga ‘rrjeti tokësor i marrësve’, pa e shpjeguar se çfarë do të thotë kjo.
Por nëse një avion është në ngjyrë të kuqe, kjo do të thotë se është në një nga tre nivelet e emergjencës.
Emergjencat në fluturim janë diçka që askush nuk i uron, por avionët përdorin disa kode për të dërguar sinjalet e tyre dhe rrjeti FlightRadar informohet shpejt për kodet e dërguara nga avionët, përfshi dhe ato të emergjencës.
Avionët kanë tre kode kryesore të dërgimit të sinjalit te emergjencës, nga të cilat 7700 tregon se ka një problem në bord, që mund të jetë teknik ose shëndetësor, dhe që të tjerët duhet të jenë në dijeni.
Kodi 7600 për shembull do të thotë se avioni ka humbur mjetet e komunikimit dhe nuk kontakton dot me ata që duhet të komunikojë.
Një nga kodet që nuk është mirë të dëgjoni është 7500, i cili do të thotë se avioni është marrë peng dhe kërkon ndihmë, shkruan rrjeti britanikLadBible.
Top Channel