Presidenti gjerman Frank Walter Steinmer kërkon kufizimin e emigracionit të paligjshëm në vend.
“Numri i hyrjeve duhet reduktuar, kjo është e qartë”, deklaroi ai për ARD, duke shtuar se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm nëse Gjermania vendos kontrolle kufitare bashkë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian. Steinmeier insistoi po kështu që procesi i verifikimit të aplikimeve për azil për personat, që nuk kanë asnjë shans të fitojnë statusin e azilantët, të realizohet në kufijtë e jashtëm dhe njerëzit të kthehen mbrapsht që aty.
“Nëse vendoset ky rregull, dhe jemi drejt kësaj rruge, për fat të mirë, atëherë mund të pakësohen edhe shifrat e të mbërriturve në Gjermani”, tha kreu i shtetit gjerman, që e pranoi se ky në fakt, do të jetë “një proces i mundimshëm” Në debat duhet hequr dorë prej formulimeve, që sugjerojnë, se ka një mundësi. Steinmeier bën thirrje, që federata, landet dhe komunat të veprojnë bashkërisht.
Gjatë fundjavës, edhe kancelari Olaf Scholz u shpreh për kufizimin emigracionit në rritje drejt Gjermanisë. “Numri i refugjatëve që synojnë të vijnë në Gjermani, është aktualisht shumë i lartë”, u shpreh ai për mediat vendase. Në Gjermani, është rritur ndjeshëm së fundi numri i emigrantëve të rinj. Nga janari deri në gusht 2023, sipas Bundesamt für Migration und Flüchtlinge (Bamf), kanë paraqitur kërkesë për azil 220.116 vetë, shumica nga Siria dhe Afganistani.
Top Channel