Portugalia anulon reduktimet ‘e padrejta’ taksore për të huajt pas protestave masive për strehimin (fotot)

03/10/2023 21:47

Njoftimi vjen dy ditë pasi mijëra njerëz dolën në rrugë në Lisbon dhe qytete të tjera të Portugalisë për të protestuar ndaj çmimeve në rritje absurde të qirave.

Skema qeveritare e reduktimeve taksore për rezidentët e huaj në Portugali solli krizën e inflacionit masiv të strehimit, si dhe protesta në të gjithë vendin.

Pas protestave të vazhdueshme për krizën e çmimeve të banesave dhe akomodimit, kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa tha se reduktimet taksore për të huajt “nuk janë më të justifikueshme”.

Ai premtonte të mbyllte skemën e kontestuar në 2024, pas krizës që se strehimit shkaktoi në një prej vendeve më të varfra të Bashkimit Evropian, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Skema e nisur në 2009 i lejonte te huajve të bëheshin rezidentë të Portugalisë me vetëm 183 ditë qëndrim në vend dhe kështu të përfitonin një përqindje speciale taksore mbi të ardhurat prej vetëm 20%, për profesione që cilësoheshin si “të vlerësuara shumë” si doktorët apo pedagogët e universitetit.

Qeveria tha se skema u nis për tërheqjen e investimeve dhe profesionistëve, pasi Portugalia vuante asokohe nga kriza financiare.

Mes të tjera avantazheve të skemës se njohur si “Rezindeti jo-banues”,  ishte përjashtimi nga të gjitha taksat mbi të ardhurat në vendin e origjinës, dhe një masë vetëm 10% nga pensionet me origjinë nga jashtë.

Këtu përfshiheshin dhe qytetarë portugezë që kishin jetuar jashtë vendit për të paktën pesë vjet.

Costa tha mbrëmë vonë për rrjetin CNN Portugal, se skema kishte shkaktuar një “inflacion në tregun e strehimit, dhe një padrejtësi fiskale, që tashmë  nuk justifikohet më”.

Por ai shtonte se ndalimi është vetëm për aplikantë të rinj dhe se ata që tashmë përfitonin prej saj, do të vijonin ta bënin.

Njoftimi vjen dy ditë pasi mijëra njerëz dolën në rrugë në Lisbon dhe qytete të tjera të Portugalisë për të protestuar ndaj çmimeve në rritje absurde të qirave, të nxitura nga ardhja e turistëve të pasur nga jashtë që përfitonin lehtësira gjigante në krahasim me vendasit.

Të dhënat qeveritare tregojnë se më shumë se 50% e punonjësve në Portugali fitojnë më pak se €1,000 në muaj, ndërsa një rritje ekuivalente prej 65% e qirave në Lisbonë pas rritjes së turizmit në 2015 i ka bërë banesat të papërballueshme për shumë njerëz.

Në të njëjtën periudhë çmimet e shtëpive u rritën me 137% sipas të dhënave të specialistëve të Confidencial Imobiliário.

Kritikët thonë se masat përfshijnë reduktimet e reklamimeve me qera në rrjetin Airbnb për afate të shkurtra, si dhe ndryshime në skemat e vizave për të huajt në vend, që kanë përkeqësuar situatën e strehimit të përballueshme për vendasit në Portugali. /TheGuardian/

FOTO GALERI
3/5
Skema e nisur në 2009 i lejonte te huajve të bëheshin rezidentë të Portugalisë me vetëm 183 ditë qëndrim në vend dhe kështu të përfitonin një përqindje speciale taksore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA