Persona të pa identifikuar dhunojnë administratorin e një medie online! 52-vjeçari përfundon në spital

03/10/2023 20:31
Foto ilustruese

Gazetari dhe njëherazi administratori i një medie online, Gj.Z. është dhunuar me sende të forta nga persona të paidentifikuar.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gazetari aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA