
24/02 21:14
Një ushtar ukrainas është arrestuar me dyshimin për vrasjen e dy oficerëve të tjerë në Kiev pas një nate dehjeje.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas tha se ushtari kishte pirë alkool me dy kolegët e tij në kryeqytet pas një turni 24 orësh. Më pas, ai dyshohet se qëlloi dhe vrau të dy ushtarët “si rezultat i një konflikti të papritur” përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se një pushkë kallashnikov u sekuestrua nga oficerët e zbatimit të ligjit që ndaluan të dyshuarin.
“Të gjitha rrethanat e vrasjes janë duke u vërtetuar dhe një hetim është duke u zhvilluar.”
Top Channel