Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një rritje të financimit miliarda dollarësh për Ukrainën, duke paralajmëruar se “koha nuk është në favorin tonë” gjatë luftës.
Përmes një konference për shtyp, zëdhënësi për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby tha se mbështetja e SHBA-së për Kievin nuk mund të ndërpritet.
“Ne kemi nevojë që Kongresi të veprojë“, tha ai duke iu referuar kërkesës së pazgjidhur të administratës Biden për fonde të reja prej 24 miliardë dollarësh për Ukrainën. Kirby u tha gjithashtu gazetarëve se një mungesë në mbështetje “mund të bëjë të gjithë ndryshimin” për Ukrainën në fushën e betejës.
Sipas Kirbyt, mbështetja e Ukrainës është “gjëja e duhur për të bërë” dhe kundërshtimi i pushtimit të Vladimir Putin mund të parandalojë një “konflikt më të madh” që përfshin ushtarë amerikanë.
Top Channel