Harroi pasaportën! Incidenti i papritur i kushton ministrit suedez samitin e Kievit

03/10/2023 18:23

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom është përfshirë në një incident të pazakontë që i ka kushtuar takimin me homologët e tij të BE-së ditën e djeshme në Kiev.

Billstrom nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në samit, pasi harroi pasaportën.

Burime diplomatike i thanë gazetës austriake Die Presse se zyrtarët në kufirin Poloni-Ukrainë nuk do ta lejonin Tobias Billstrom të hynte në vend për shkak se nuk kishte me vete mjet identifikimi.

A është normale t’i ndodh një incident i tillë një diplomati? Shumëkush do të argumentonte se është papërgjegjshmëri ose thjesht njerëzore.

Mirëpo, ajo që e “justifikonte” deri diku marrëzinë, është se Billstrom nuk ishte i vetmi ministër i jashtëm që mungonte në takimin e Këshillit të BE-së. Homologët e tij në Hungari, Poloni dhe Letoni gjithashtu që nuk ishin të pranishëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA