Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s ka paralajmëruar se fundi “i fuçisë” tani është i dukshëm kur bëhet fjalë për furnizimet e municioneve nga vendet perëndimore për Ukrainën.
BBC raporton se admirali Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të aleancës, i tha Forumit të Sigurisë në Varshavë se vendet duhet të “rrisin prodhimin” e stokut ushtarak.
Admirali Bauer tha se disa vende të NATO-s kishin dërguar furnizime në Kiev pavarësisht se depot e tyre ishin më pak se gjysmë të mbushura.
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey gjithashtu i tha forumit se furnizimet perëndimore “po dukeshin pak të holla”, pasi ai u kërkoi anëtarëve të NATO-s të angazhoheshin për 2% të PBB-së së tyre në mbrojtje.
“Ne duhet ta mbajmë Ukrainën në luftë sonte dhe nesër dhe pasnesër dhe pas pasnesër”, tha ai.
Top Channel