Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa stereotipe që kanë shoqëruar gratë dhe burrat për një kohë të gjatë.
Mes shumë prej tyre, u diskutua edhe nëse është e vërtetë që gratë e vuajnë më shumë ndarjen kur sapo ndodh, ndërsa burrat e ndiejnë mungesën e partneres pak më vonë.
Për këtë situatë, reagoi këngëtari korçar Arjan Dredhasi, i cili theksoi se kur vendos të ndahet, nuk ka më kthim pas.
“Kur vendos të ndahem, dua të them kur doja të ndahesha dikur se tani kërcet lepitka kokës…. Por kur dua të ndahem nga diçka, ndahem. Nuk kthehem asnjë sekondë”, tha Arjani.
I ngacmuar nga Bieta se kur e ka provuar këtë gjë, Arjani dhe të ftuarit e tjerë u shkrinë gazit, pasi Arjani ka një jetë më bashkëshorten që e ka njohur që në adoleshencë.
Top Channel